....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: January 2012

Saturday, January 7, 2012

Hakerët me satelit të vetin

image

Hakerët thuhet se janë duke planifikuar të luftojnë cenzurën e internetit duke dërguar satelitin e tyre komunikues në gjithësi dhe duke zhvilluar një rrjet të stacioneve tokësore për t’i përcjellë dhe komunikuar me ta.
Lajmi vjen pasi bota e teknologjisë është ende duke sfiduar dhe diskutuar ligjin e propozuar të cilin shumë po ia kanë frikën. Sipas BBC News, plani për satelit është diskutuar gjatë Chaos Communication Congress në Berlin. Ajo po quhet “Hackerspace Global Grid”.
Nëse nuk ju pëlqen ideja e asaj që hakerët të komunikojnë më mirë, aktivisti Nick Farr ka thënë se i vetmi motiv për projektin është dituria, që përfshin edhe zhvillimin e elektronikave të reja që mund të mbijetojnë në gjithësi, dhe të lansojnë vetura që mund t’i dërgojnë ata atje. 
Juve mund t’ju duket diçka e vështirë për të vendosur në gjithësi një satelit, por hobistët dhe amatorët kanë qenë në gjendje që gjatë viteve të fundit t’i dërgojnë në gjithësi duke shfrytëzuar balonë. Megjithatë, pa xhepa të thellë të agjencive nacionale apo të kompanive të mëdha ata do ta kenë të vështirë përcjelljen e pajisjeve. 
Për t’i vendosur më mirë satelitët, grupi gjerman i hakerëve ka ardhur me idenë e një lloj GPS’i revers që mund të shfrytëzon një rrjet të shpërndarë të stacioneve të lira tokësore që mund të blihen apo ndërtohen nga individët. Këto stacione do të ishin në gjendje të saktësojnë pozitën e satelitëve në cilëndo kohë dhe të përmirësojnë transmetimin e të dhënave nga satelitët në tokë. 
Skema e diskutuar nga hakerët përcjellë ligjin “Stop Online Piracy Act” SOPA të shpalosur në SHBA, të cilin e konsiderojnë shumica si kërcënim të lirisë online. Ashtu siç e thotë Tony Bradley prej PCworld, ligji është një kombinim i lëvizjes për të luftuar piraterinë e internetit dhe në fakt tejkalon skajshmërisht qëllimin e tij dhe kërcënon të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve.

Opsione për të qëndisur një Timeline sipas qejfit tuaj

Tani që Facebook Timeline ka dale pothuajse në profiling e secilit, ne po shohim shfaqjen e disa shërbimeve të shkëlqyera që ju mundësojnë të krijoni një “Cover Photo” në maje të profilit tuaj, në një formë shumë kreative.
Gjersa në të kaluarën ka pasur shërbime që ju kanë mundësuar të zgjidhni një stok-foto të shkëlqyer për baner, këto faqe të përzgjedhura nga Mashable ofrojnë një mundësi më të shkëlqyer të personalizimit. 
  1. Pic Scatter – Ju mundëson të krijoni një montazh të imazheve të miqve, faqeve apo albumeve tuaja dhe ta shfrytëzoni si “cover photo”.
  2. Profile Picture Maker’s Timeline Cover Banner – Kjo vegël e shkëlqyer është një mundësi shumë e mirë për të dizajnuar banerin tuaj. Ju mund të ngarkoni dhe editoni fotografinë tuaj në prapavijë, të ngarkoni fotografi shtesë dhe të shtoni tekst apo të “vizatoni” në imazh. Përveç kësaj ju mund të zgjidhni edhe disa prej imazheve standarde që ofrohen për ju.
  3. FaceItPages’ Timeline Cover Tool – Më e përshtatshme për profesionistët që e shfrytëzojnë Facebook’un si një vegël për të gjetur shoqëri të re. FaceItPages’ është një shërbim pa pagesë që kërkon një regjistrim të thjeshtë në fillim për të startuar. Në momentin që jeni brenda, ju mund të zgjidhni disa prej prapavijave, të ngarkoni një logo apo një imazh më të vogël sekondar dhe të shtoni linka me tekst drejt rrjeteve tjera sociale. Madje ju mund të ngarkoni edhe imazhin tuaj si prapavijë.
  4. Cover Canvas Photos – Cover Canvas ju ofron tre vegla të veçanta për fotografi kryesore të profilit tuaj. Hapi i parë është gjenerimi i një montazhe të imazheve nga fotografitë e profilit tuaj – dhe ka template të ndryshme prej të cilave mund të zgjidhni. Faqja është shumë e thjeshtë për të përzgjedhur dizajne të ndryshme, ndërsa kalimi prej një imazhi në një tjetër është aq i thjeshtë sa realizohet me një prekje butoni.
  5. Cover Canvas Name – Opsioni i radhës ju mundëson të krijoni një ilustrim tekstual të emrin tuaj. Ashtu si më parë, ka opsione të panumërta që mund të zgjidhni dhe hulumtoni për të plotësuar dëshirën tuaj.
  6. CoverJunction  Përveç ofrimit të shërbimit pa pagesë ku ju mund të zgjidhni imazhet që shfrytëzoni për cover photo, CoverJunction ju mundëson të ngarkoni fotografitë tuaja për të shtuar elemente në anën kreative. Përveç kësaj CoverJunction ju oforn edhe disa gjëra tjera argëtuese si fotografinë që keni pëlqyer më së shumti të shfaqur në një format argëtues, apo opsione tjera si miqtë më i mirë në Facebook.
  7. Bonus: J4 Timeline Covers Facebook App – është një shërbim arëgtues me cover-photo në template të caktuar. Gjersa ju mund të zgjidhni prej imazheve që janë të gatshme, këto template janë mjaft argëtuese. Ju mund të gjeneroni edhe një përzgjedhje të rëndomtë të imazheve prej një apo më shumë albumeve tuaja në Facebook.

Kujdes nga virusi që vjedh llogarinë e “Facebook”

Një virus kompjuterik ka vjedhur deri tani 45 mijë emra përdoruesish dhe fjalëkalime në “Facebook”, bënë të ditur ekspertë të sigurisë kompjuterike.
Shumica e adresave të vjedhura janë regjistruar në Britaninë e Madhe dhe Francë, por asnjë vend nuk është i imunizuar nga virusi. Firma kompjuterike “Seculert” dhe “Facebook” kanë pranuar lajmin. Rrjeti social bëri me dije se është duke punuar për të ndrequr problemin.
Virusi, i quajtur “Ramnit”, qarkullon në internet që prej prillit 2010 dhe më parë ka vjedhur detaje bankare. Versioni që ka goditur “Facebook” është disi më i ndryshëm nga origjinale dhe është krijuar për të qenë më i sofistikuar.
”Ata që fshihen pas këtij virusi janë duke u përpjekur që të përdorin kredencialet e vjedhura për t’i dërguar linqe të rreme të njohurve të viktimave të tyre, në mënyrë që të përhapin virusin sa më shumë”, shkruhej në komunikatën e “Seculert”.
”Për më tepër, këta keqbërës kibernetikë janë duke u favorizuar nga fakti që shumica e përdoruesve tentojnë të përdorin të njëjtin fjalëkalimin në faqe të ndryshme, për t’u përhapur në një mënyrë sa më të shpejtë”.
Tendenca e goditjes së rrjeteve sociale ka ardhur në rritje të vazhdueshme, pasi ato janë një “thesar” i vërtetë për piratët, falë informacioneve të mëdha që përmbajnë. Llogaritë e prekura nga ky virus nuk japin asnjë shenjë dhe viktimat nuk kanë asnjë mënyrë për të ditur nëse të dhënat e tyre janë vjedhur.
“Facebook” këshillon si masë paraprake moshapjen e linqeve dhe të dhënave të tjer

Friday, January 6, 2012

Microsoft feston vdekjen e Internet Explorer 6 me tortë


Microsoft feston vdekjen e Internet Explorer 6, një shfletues 10 vite i vjetër(i njohur edhe si shfletuesi më i keq i të gjitha kohërave) me tortë. Kjo “lamtumirë” vjen pasi që përqindja e përdorimit të këtij shfletuesi në SHBA kishte shënuar rënie nën 1 përqind.
“IE6 ishte cak i shum talljeve për shfletuesit, tani edhe neve sikur gjith të tjerëve, na vjen mirë që nuk do ta shohim më” thotë Roger Capriotti nga

Microsoft.
Microsoft shpreson se numëruesi i tyre deri tek vjekja e plotë e IE6 do të demotivojë programerët të merren me shfletuesin, dhe do të motivoj ato dhë përdoruesit të kalojnë në verzionet më të reja – respektivisht në Internet Explorer 9.
Rënia e parë nën 1% të përdorimit është shënuar në Poloni, Suedi, Danimark, Finland, dhe pritet së shpejti të ndodh edhe në Republikën Çeke, Meksik, Ukrain, Portugali dhe Filipinet. Në Shqipëri Kosovë dhe Maqedoni sipas vizitave të itshqip.com, Internet Explorer përdorin 5.85% nga përdoruesit kurse Internet Explorer 6 1.66%, të tjerët përdorun verzionet 8 dhe 9. Nëse jeni ju ndër ato që përdorin IE6, bëni një nder vetes dhe shkarkoni ndonjë shfletues më modern

Apple, shet 35 milion iPhone në 3 muaj

Për tre mujorin e katër të vitit 2011 besohet se Apple ka shitur 35 milion iPhone. Kjo pasi siç edhe mendojnë specialistë, iPhone vazhdon të jetë një konkurrent i fortë për telefonat Android edhe pse këta të fundit kushtojnë shumë më pak.
Gjithashtu Apple mendohet se ka korrur sukses edhe sa i takon shitjeve të iPad-it. Për tre muajt e fundit të vitit që lamë pas mendohet se ka shitur 12.5 milion copë ndërsa konkurrenti i saj Amazon ka më shumë se 13.5 milion copë të shitura Kindle Fire.
Për vitin 2012, Apple pret që të shesë 52.5 milion copë iPad.

Vidhen fjalëkalimet e 45 000 llogarive në Facebook

Një “karrem” kompjuterit ka vjedhur të dhënat e rreth 45 000 anëtarëve të Facebook-ut. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e sigurisë Seculert, dhe thuhet se më së shumti këto llogari janë hapur në Agli dhe Francë.
BBC raporton se drejtuesit e Facebook po punojnë për këtë problem. Me anë të këtij sulmi pasi vidhen fjalëkalimet, portohen linqe tek miqtë e tyre duke bërë kështu që numri i llogarive të vjedhura të rritet në vazhdim.
Sipas Seculert, 800 000 kompjutera janë infektuar nga shtatori deri në dhjetor të vitit 2011 prej virusit “Ramnit” i cili vjedh të dhënat në Facebook.
Symnantec – antivirus – ka bërë të ditur se “Ramnit” ka infektuar 17.3% të gjithë kompjuterëve të infektuar.

Android Market tani posedon mbi 400.000 aplikacione.

Tani ka mbi 400.000 aplikacione në dispozicion për shkarkim nga Android Market, thonë nga Distimo, një kompani e cila analizon tregun mobil.
Android Market është shum afër që të mposht Apple App Store e cila momentalisht ka gjysëm milioni aplikacione në dispozicion. Është vlersuar se Android do të barrazohet me iOS me numra në dy muajt e ardhshëm. Por poblemin që akoma e ka tregu i Android është se akoma nuk e di çfar kualiteti kanë aplikacionet që publikohen në Android Market. Kjo për shkak se Google, për dallim nga Apple, RIM dhe Microsoft në shitoret e tyre, nuk i shqyrton ose analizon aplikacionet para se të publikohen

Albanian Gaming Server

Albanian Gaming Ip: 178.162.131.51:27017 Server njoftone te gjihte lojtaret se ne daten 15 Ne Oren 8:30 Zhvillone 1 Kampionat ku mund te marin pjese te gjithe lojtaret te te gjithave niveleve kampioati zhvillohet ne 3 pista De_Dust2 Cs_italy Cs_1337_Assault,  per 2 ore  dhe 3 vendet e para fitojne admin ne server Per Me Shume Info Kontaktoni Me Albanian Gaming Server ne facebook http://www.facebook.com/AlbanianGamingServer

Thursday, January 5, 2012

10 filmat më të pirateruara të 2011-s


Blogu TorrentFreak ka lëshuar një listë me 10 filmat më të pirateruara të 2011-s. Vihet re se filmi #1 i këtij viti, ‘Fast Five’, nuk ishte aspak afër filmit #1 që ishtë vitin e kaluar, ‘Avatar’, me mbi 16 miliona shkarkime ilegale. Në fakt vihet re se e gjitha lista ka më pak shkarkime se lista e vitit të kaluar, që ngre dy pyetje: a e kanë kuptuar njerëzit që piratëria është e paligjshme, dhe dënohet, apo thjesht filmat e 2011-s ishin kot fare?
Ja dhe tabela me listën:
RënditjaFilmiShkarkimetTë ardhurat globale
1.Fast Five9.260.000$626.137.675
2.The Hangover II8.840.000$581.464.305
3.Thor8.330.000$449.326.618
4.Source Code7.910.000$123.278.618
5.I Am Number Four7.670.000$144.500.437
6.Sucker Punch7.200.000$89.792.502
7.127 Hours6.910.000$60.738.797
8.Rango6.480.000$245.155.348
9.The King’s Speech6.250.000$414.211.549
10.Harry Potter and the Deathly Hallows Part II6.030.000$1.328.111.219

IE akoma i pari, por Chrome i afrohet akoma dhe më shumë


Internet Explorer i Microsoft është akoma shfletuesi numër një në botë, por ai dhe Firefox i Mozillës kanë humbur shumë aksione kundrejt Chrome të Google në vitin 2011. Chrome është tani fortësisht në vendin e dytë.
Sipas burimeve të StatCounter, të dhënat e 2011-s tregojnë se Internet Explorer ka 39 për qind të aksioneve, Chrome ka 27 për qind, kurse Firefox vetëm 25 për qind.
Safari dhe Opera në anën tjetër kanë vetëm 6 për qind dhe 2 për qind, respektivisht.
Internet Explorer-i e nisi 2011-n me 46 për qind, dhe Firefox me 30 për qind, por të dyja këto dalë ngadalë humbën kundrejt Chrome të gjigandit Google.

Kodak së shpejti do të japë falimentimin


Eastman Kodak së shpejti do të hedhë kartat për falimentim, ose sic quhen në SHBA, Kapitullin 11. Falimentimi pritet të bëhet në javët e ardhshme. E vetmja mënyrë që falimentimi mund të shmanget është nëse Kodak mund të shesë të gjithë koleksionin e patentave dixhitale.
Sipas gazetës Amerikane ‘The Wall Street Journal’, raportet tregojnë se Kodak është në bisedime dhe sipër me biznesmenë për të ndihmuar Kodak me 1 Miliardë dollarë gjatë procesit të falimentimit. Wall Street Journal thotë se procesi mund të fillojë këtë muaj, ose në Shkurt.
Falimentimi i Kodak gjithsesi nuk do të thotë që Kodak do të ndalojë operacionet. Përkundrasi, kompania do të vazhdojë të gjitha operacionet. E vetmja gjë që do të ndryshojë është se Kodak duhet të shesë 1.100 patentat e saj nëpërmjet gjykatës. Dhe për të shmangur shitjen e patentave nëpërmjet gjykatës, Kodak po mundohet që t’i shesë ato tani, pa ndërhyrjen e gjykatës.

Hidden Chronicles, një tjetër lojë nga Zynga


Ti merr një letër nga xhaxhai jot Xhefri, që të thotë të shkosh tek Remzi Menër. Kur ti arrin atje, zbulon që xhaxhai jot ka vdekur. Rrethanat e ngjarjes janë të pazbuluara, dhe është detyra jote të zgjidhësh këtë mister.
Kjo është ideja mbrapa lojës të re nga Zynga, Hidden Chronicles, e cila ka dalë në Facebook të Mërkurën. Lajmin e bën të ditur një postim në blogun zyrtar të Zynga-s. Loja përfshin kujtesë të fortë, aftësi, dhe konkurencë, duke testuar ‘lojtarët’ të gjejnë mijëra sende që janë fshehur brenda shumë skenave të ndryshme.
Kur vjen puna tek aspekti social i lojës, ‘lojtarët’ mund të vizitojnë shokët e tyre, dhe të lenë mbrapa dhurata ose pako sekrete që shokët e tyre t’i gjejnë. Ju gjithashtu mund të ‘dy-luftoni’ shokët në lojën “FastFind” për të parë se cili prej jush gjen më shumë sende të fshehura brenda 60 sekondave.
Loja ka 50 nivele, të cilat të cojnë në vënde të ndryshme të botës dhe në kohëra të ndryshme. Disa nga këto vënde përfshijnë Central Park, parkun më të madh në New York City, një restorant në Paris, etj.

Yahoo me shef të ri

Yahoo, kompania të cilës siç duket është e vështirë ti qëndrosh në krye, tani ka një drejtor të ri ekzekutiv (CEO), e ai është Scott Thompson.
Katër muaj kanë kaluar prej kur kanë larguar drejtoreshën Carol Bartz, për shkak se nuk arriti të bëj kthimin në drejtimin e duhur të Yahoosë, kështu që tani shansin ta bëj këtë e ka ish presidenti i PayPal, degës së eBay për pagesat online.
Detyra e drejtorit të ri gjeneral është që të ris vizitat në faqet e Yahoosë dhe të tërheq sa më shumë reklamues, sipas mundësisë ata që reklamojnë të jenë më atraktiv se ata që reklamojnë tek konkurrentët – Google dhe Facebook. Analistët përndryshe janë paksa të habitur me përzgjedhjen e Thompsonit për shefin e ri, për shkak se edhe pse e ka udhëhequr me sukses PayPalin, ai merrej kryesisht me transaksionet monetare dhe nuk ka shumë përvojë me kompanitë të cilat janë të orientuara kah përmbajtjet, siç është Yahoo. Aksionet e Yahoosë gjatë vitit të kaluar kanë rënë për 3%. 

Betohen në Ctrl+C Ctrl+V

Zhdukja e piraterisë në Suedi së shpejti mund të ndodhë të karakterizohet si persekutim fetar për shkak qeveria e atjeshme ka pranuar “file sharing” (ndarjen e fajllave) si fe zyrtare.
Studenti i filozofisë Isak Gerson themeloi kishën Misionare të kopimizmit më 2010 dhe parashtroi pranë organeve përgjegjëse që të pranojnë sistemin e tij të besimit ashtu që kopimistët të shmangin persekutimin.
Pas tri kërkesave të ngjashme dhe një vit pritje, ai më në fund arriti të bind Agjencinë për shërbimet administrative të pranoj kishën.
Kopimizmi në përkthim do të thotë “më kopjo” e dogma e tij është: Control+C dhe Control+V janë simbole të shenjta.
Kopimistët besojnë se kopjimi dhe shpërndarja e informatave është në rregull për nga aspekti etik dhe se dija nuk duhet ruajtur vetëm për vete me zili. Sa më shumë që ndahet, vlera e informatës rritet. Remiksimi i përmbajtjeve është lloj i shenjtë i kopjimit ose, thënë në terma kopimist, “Shpirti i remiksit”.
Ky religjion ka klasën e priftërinjve, oparnët, të cilët janë personifikime të virtyteve kopimiste dhe ndihmojnë të tjerët që të pasojnë udhën e kopimistave. Ata të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e fesë kopimiste duhet të kalojnë ceremoninë e “lustrimit” gjatë së cilës organizatës do të ia japin të dhënat personale, do të bëjnë publik besimin e ri në informatën dhe kopjimin dhe do të marrin logon nga ueb faqja.
Kisha momentalisht ka rreth 3,000 anëtarë zyrtarë.
Edhe pse shteti Suedez pranoi kopizmin, shkelja e të drejtave autoriale ende nuk lejohet me ligj. “Ende ekziston turpi ligjor për ata të cilët kopjojnë. Shumë nga ata ende frikësohen se do të shkojnë në burg nëse kopjojnë ose bëjnë remiks të fajllave. Shpresoj se, në emër të neve kopimistëve, kjo do të ndryshoj së shpejti” tha Isak Gerson.
Ueb faqja zyrtare e kishës nuk ishte aktive në kohën e shkrimit të këtij lajmi, por faqja e Facebookut ishte.

Ligji i ri, Bjellorusia ndalon web-faqet e huaja

BJELLORUSI - Ligji i cili hyn në fuqi me 6 janar në Bjellorusi do të kufizojë vizitat dhe përdorimin e faqeve dhe shërbimeve të huaja të internetit.

Siç shkruan Forbes, ligji i ri në praktikë do të funksionojë kështu: Nëse dikush nga Bjellorusia dëshiron të blejë diçka në Amazon, për shembull, që nuk është një kompani bjelloruse dhe as që është e regjistruar në Bjellorusi, ky transaksion do të regjistrohet si ilegal, e prokurori shtetëror i Bjellorusisë do të t’i dërgojë një lajmërim kompanisë ku është bërë porosia, me të cilin e lajmëron atë se po e shkel ligjin, dhe se mund të paditet.

Forbes transmeton edhe se pronarët e Internet- kafeve prej tani do të jenë përgjegjës për përdorimin e Internetit nga ane e klientëve të tyre, dhe se duhet të paraqesin çdo veprim të palejuar, e madje edhe përdoruesit individual të kompjuterëve janë përgjegjës nëse të tjerët përdorin kompjuterët e tyre dhe vizitojnë ndonjë faqe të ndaluar.

PC World transmeton se sipas ligjit të ri, të votuar me 21 dhjetor, të gjitha kompanitë dhe individët të regjistruar si ndërmarrës duhet të përdorin vetëm faqet vendase për shërbimet e veta online.