....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Microsoft feston vdekjen e Internet Explorer 6 me tortë

Friday, January 6, 2012

Microsoft feston vdekjen e Internet Explorer 6 me tortë


Microsoft feston vdekjen e Internet Explorer 6, një shfletues 10 vite i vjetër(i njohur edhe si shfletuesi më i keq i të gjitha kohërave) me tortë. Kjo “lamtumirë” vjen pasi që përqindja e përdorimit të këtij shfletuesi në SHBA kishte shënuar rënie nën 1 përqind.
“IE6 ishte cak i shum talljeve për shfletuesit, tani edhe neve sikur gjith të tjerëve, na vjen mirë që nuk do ta shohim më” thotë Roger Capriotti nga

Microsoft.
Microsoft shpreson se numëruesi i tyre deri tek vjekja e plotë e IE6 do të demotivojë programerët të merren me shfletuesin, dhe do të motivoj ato dhë përdoruesit të kalojnë në verzionet më të reja – respektivisht në Internet Explorer 9.
Rënia e parë nën 1% të përdorimit është shënuar në Poloni, Suedi, Danimark, Finland, dhe pritet së shpejti të ndodh edhe në Republikën Çeke, Meksik, Ukrain, Portugali dhe Filipinet. Në Shqipëri Kosovë dhe Maqedoni sipas vizitave të itshqip.com, Internet Explorer përdorin 5.85% nga përdoruesit kurse Internet Explorer 6 1.66%, të tjerët përdorun verzionet 8 dhe 9. Nëse jeni ju ndër ato që përdorin IE6, bëni një nder vetes dhe shkarkoni ndonjë shfletues më modern

No comments:

Post a Comment