....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Yahoo me shef të ri

Thursday, January 5, 2012

Yahoo me shef të ri

Yahoo, kompania të cilës siç duket është e vështirë ti qëndrosh në krye, tani ka një drejtor të ri ekzekutiv (CEO), e ai është Scott Thompson.
Katër muaj kanë kaluar prej kur kanë larguar drejtoreshën Carol Bartz, për shkak se nuk arriti të bëj kthimin në drejtimin e duhur të Yahoosë, kështu që tani shansin ta bëj këtë e ka ish presidenti i PayPal, degës së eBay për pagesat online.
Detyra e drejtorit të ri gjeneral është që të ris vizitat në faqet e Yahoosë dhe të tërheq sa më shumë reklamues, sipas mundësisë ata që reklamojnë të jenë më atraktiv se ata që reklamojnë tek konkurrentët – Google dhe Facebook. Analistët përndryshe janë paksa të habitur me përzgjedhjen e Thompsonit për shefin e ri, për shkak se edhe pse e ka udhëhequr me sukses PayPalin, ai merrej kryesisht me transaksionet monetare dhe nuk ka shumë përvojë me kompanitë të cilat janë të orientuara kah përmbajtjet, siç është Yahoo. Aksionet e Yahoosë gjatë vitit të kaluar kanë rënë për 3%. 

No comments:

Post a Comment