....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Hidden Chronicles, një tjetër lojë nga Zynga

Thursday, January 5, 2012

Hidden Chronicles, një tjetër lojë nga Zynga


Ti merr një letër nga xhaxhai jot Xhefri, që të thotë të shkosh tek Remzi Menër. Kur ti arrin atje, zbulon që xhaxhai jot ka vdekur. Rrethanat e ngjarjes janë të pazbuluara, dhe është detyra jote të zgjidhësh këtë mister.
Kjo është ideja mbrapa lojës të re nga Zynga, Hidden Chronicles, e cila ka dalë në Facebook të Mërkurën. Lajmin e bën të ditur një postim në blogun zyrtar të Zynga-s. Loja përfshin kujtesë të fortë, aftësi, dhe konkurencë, duke testuar ‘lojtarët’ të gjejnë mijëra sende që janë fshehur brenda shumë skenave të ndryshme.
Kur vjen puna tek aspekti social i lojës, ‘lojtarët’ mund të vizitojnë shokët e tyre, dhe të lenë mbrapa dhurata ose pako sekrete që shokët e tyre t’i gjejnë. Ju gjithashtu mund të ‘dy-luftoni’ shokët në lojën “FastFind” për të parë se cili prej jush gjen më shumë sende të fshehura brenda 60 sekondave.
Loja ka 50 nivele, të cilat të cojnë në vënde të ndryshme të botës dhe në kohëra të ndryshme. Disa nga këto vënde përfshijnë Central Park, parkun më të madh në New York City, një restorant në Paris, etj.

No comments:

Post a Comment