....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Kodak së shpejti do të japë falimentimin

Thursday, January 5, 2012

Kodak së shpejti do të japë falimentimin


Eastman Kodak së shpejti do të hedhë kartat për falimentim, ose sic quhen në SHBA, Kapitullin 11. Falimentimi pritet të bëhet në javët e ardhshme. E vetmja mënyrë që falimentimi mund të shmanget është nëse Kodak mund të shesë të gjithë koleksionin e patentave dixhitale.
Sipas gazetës Amerikane ‘The Wall Street Journal’, raportet tregojnë se Kodak është në bisedime dhe sipër me biznesmenë për të ndihmuar Kodak me 1 Miliardë dollarë gjatë procesit të falimentimit. Wall Street Journal thotë se procesi mund të fillojë këtë muaj, ose në Shkurt.
Falimentimi i Kodak gjithsesi nuk do të thotë që Kodak do të ndalojë operacionet. Përkundrasi, kompania do të vazhdojë të gjitha operacionet. E vetmja gjë që do të ndryshojë është se Kodak duhet të shesë 1.100 patentat e saj nëpërmjet gjykatës. Dhe për të shmangur shitjen e patentave nëpërmjet gjykatës, Kodak po mundohet që t’i shesë ato tani, pa ndërhyrjen e gjykatës.

No comments:

Post a Comment