....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: December 2011

Saturday, December 24, 2011

Cfarë ndodh në Internet cdo 60 sekonda


A e dinit se cdo 60 sekonda:
  • Në Google bëhen rreth 694.445 kërkime.
  • Në Flickr ngarkohen më shumë se 6.600 foto.
  • Rreth 600 video ngarkohen në YouTube, me një kontent prej 25+ orësh.
  • Në Facebook bëhen rreth 695.000 statuse, 79.364 postime në mure, dhe 510.040 komente.
  • Regjistrohen rreth 70 domaine të reja.
  • Dërgohen rreth 168.000.000+ emaile.
  • Në Twitter regjistrohen rreth 320 llogari të reja, dhe ka rreth 98.000 cicërima.
  • Aplikacionet për iPhone shkarkohen më shumë se 13.000 herë.
  • Rreth 20.000 postime të reja bëhen në Tumblr.
  • Shfletuesi FireFox shkarkohet rreth 1.700 herë.
  • Platforma WordPress shkarkohet rreth 50 herë.
  • Shtojcat për WordPress shkarkohen rreth 125 herë.
  • Rreth 100 llogari të reja krijohen në LinkedIn.
  • Rreth 40 pyetje të reja bëhen tek YahooAnswers.com.
  • 100+ pyetje bëhen tek Answers.com.
  • 1.200+ reklama krijohen në Craigslist.org.
  • 370.000+ minuta video chat bëhen nga përdoruesit e Skype.

Top lojrat në Facebook për 2011-n


Lojrat sociale patën një trend shumë të madh në 2011-n, një trend që ishte vazhdim i 2010-s. Parashikohet që ky trend të vazhdojë edhe më tej, në 2012-n. Facebook ka qënë platforma më e madhe për këto lojra, dhe sot gjigandi ka publikuar listën e lojrave më të luajtura/pëlqyera të 2011-s.
N.q.s mendonit se ndonjë nga lojrat e Zynga -s ishte e para në listë, e keni gabim. Madje Mafia Warsdhe FarmVille të Zynga nuk janë në listë fare.
Vëndin numër një e ka marrë ‘Gardens of Time’ nga Playdom. Megjithatë, Zynga ishte kompania që kishtë më shumë lojra në këtë listë, me 4 lojra.
Ja dhe lista për 10 lojrat më të pëlqyera të 2011-s:
  1. Gardens of Time (nga Playdom)
  2. The Sims Social (nga EA)
  3. Cityville (nga Zynga)
  4. DoubleDown Casino (nga DoubleDown Entertainment)
  5. Indiana Jones Adventure World (nga Zynga)
  6. Words With Friends (nga Zynga)
  7. Bingo Blitz (nga Buffalo Studios)
  8. Empires & Allies (nga Zynga)
  9. Slotomania-Slot Machines (nga Playtika)
  10. Diamond Dash (nga wooga)

Friday, December 23, 2011

ICS për Motorola Xoom


Është vënë në dispozicion mbindërtimi jozyrtar për Ice Cream Sandwich për tabletin Xoom të Motorolas. Sipas fjalëve të atyre të cilët e kanë testuar, Xoom me ICS është “krejtësisht një tablet tjetër”.
ROM-i ende nuk është funksional në tërësi, por është afër përfundimit. Kamera nuk punon, kalendari nuk sinkronizohet, e në disa raste as xhiroskopi nuk funksionon si duhet. Për ca javë bug-ët pritet të korrigjohen, e sipas paralajmërimeve, së shpejti pritet të paraqitet edhe versioni zyrtar i SO-së për këtë tablet. Performancat e tabletit në ICS janë dukshëm më të mira në krahasim me Honeycombin, e sipas zakonit, versioni jozyrtar i SO-së mund të shkarkohet nga forumi XDA-Developers.
Sipas pohimeve që vijnë nga Google, Ice Cream Sandwich është i optimizuar për punë në një numër të madh të pajisjeve, e bëhet fjalë për versionin më të mirë të Androidit që nga paraqitja e sistemit operativ.

BlackBerry 10 vetëm pas një viti!


Prodhuesi i njohur kanadez i telefonave të mençur mobil BlackBerry, ka njoftuar se deri në fund të vitit të ardhshëm nuk do të lansojë modele të reja të telefonave me versionin e ri të sistemit të saj operativ BlackBerry BBX, i cili tani quhet BlackBerry 10.
Ne tashmë kemi pasur rastin të shohim disa rrjedhje të modeleve BlackBerry 10, më saktësisht modelin BlackBerry Surfboard, mirëpo me sa merret vesh ky model do të jetë i gatshëm për treg vetëm në fund të vitit të ardhshëm.

Këtë lajm e ka dhënë vetë drejtori i kompanisë RIM BlackBerry, Mike Lazaridis, i cili ka folur edhe për çipat e ri të kompanisë, si dhe për datën e lansimit të modeleve të reja me BlackBerry 10.

Punësime masive në Facebook


Facebook publikoi se gjatë vitit të ardhshëm synon të pranoj mijëra punëtorë të rinj për të mbajtur hapin me rritjen e shpejtë të afarizmit të kompanisë.
Edhe pse Facebook ende nuk po i publikon rezultatet e afarizmit, sipas burimeve të paemëruara të cilat transmeton Reuters, kompania e cila gjatë gjysmës së parë të këtij viti pati profit prej gati 500 milion dollarë me të hyra në lartësi prej 1.6 miliard dollarë.
Momentalisht pjesa më e madhe e të punësuarve në Facebook ndodhet në zyrat qendrore të kompanisë në Palo Alto në Kaliforni.
Për momentin nuk kanë publikuar informatat rreth asaj se ku do të punësoj kompania njerëzit e rinj, e as sa njerëz saktë do të punësoj gjatë vitit të ardhshëm.

Kush shikon më shumë video online?

Kush shikon më shumë video online Kush shikon më shumë video online?
Analizat nga kompania e statistikave comScore tregojnë se Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shikojnë më shumë video online se vëndet e tjera të botës. Në Kanada, një person shikon rreth 303 video në muaj, kurse në SHBA rreth 286. Ata të Mbretërisë të Bashkuar shikojnë rreth 268, kurse ata të Turqisë dhe Gjermanisë janë të barazuar me rreth 250 video në muaj.

Arsyet për heqjen e shokëve në Facebook

Studimet më të fundit tregojnë se komentet ofensive janë arsyeja numër një që bëjnë njerëzit të heqin shokët e tyre në Facebook. Arsyeja e dytë sipas studimit është mos njohja shumë e mirë e shokut.
Për më shumë ndiqni infografikën më poshtë, ku gjithashtu mund të shikoni edhe arsyet pse njerëzit shtojnë shokët në Facebook!
nmIncite fb add remov 4083 31 Arsyet për heqjen e shokëve në Facebook

Google së shpejti me një tabletë


Sipas kryetarit të Google, Eric Schmidt, brënda gjashtë muajve gjigandi do fillojë të reklamojë tabletën e parë zyrtare, Nexus. Kjo do të jetë stazhi i fundit nga Google në ‘luftën brutale’ me Apple.
“Në gjashtë muajt e ardhshëm në planifikojmë të nxjerrim një tabletë, e cila do të jetë më cilësorja në treg” , ka thënë Schmidt për një gazetë Italiane, Corriere della Sea. Schmidt ka gjithashtu konfirmuar një plan të Google për një konkurencë me Siri-n e Apple.
Schmidt gjithashtu kishte disa fjalë të mira për themeluesin e Apple, Steve Jobs, që ndëroi jetë në Tetor. “Steve Jobs ishte Mikelanxheloja i kohërave tona” ka shtuar kryetari i Google, “ai ka parë potencialin revolucionar të një tablete, dhe krijoi një produkt të mrekullueshëm, sic është iPad.” Megjithatë, “kompanitë tona konkurojnë” vazhdoi Eric Schmidt, “kështu e ka kapitalizmi.”
Më shumë detaje mbi tabletën që pritet të dalë nga pranvera e 2012-s nuk janë dhënë, por pritet qëtableta të përdorë më së miri vecoritë e Android Ice Cream Sandwich.

Monday, December 19, 2011

Angry Birds feston dy vjetorin

Angry Birds, loja më e popullarizuar në App Store ka festuar gjatë ditës së sotme dy vjetorin e pranisë së saj në treg, dhe përveç kësaj me këtë rast loja ka shpërblyer lojtarët me nivele dhe shpërblime të reja.
Kanë kaluar dy vite prej se Angry Birds e kompanisë Rovio është paraqitur në Apple Store me veçoritë e saja fantastike dhe unike të argëtimit, dhe për të treguar falënderimin e saj ndaj përkrahjes së vazhdueshme të adhuruesve, Rovio ka lansuar një përditësim special Happy Birthday për aplikacionin. Përditësimi shton një nivel me formë torte, si dhe disa shpërblime të reja.
Qysh prej dhjetorit të vitit 2009, Angry Birds ka arritur në mbi 500 milion shkarkime përreth globit, duke u bërë loja mobile më e popullarizuar në historië të këtij zhanri

Përmirësohet Google Map Maker

Pavarësisht tentimeve të Google që në mënyrë të vazhdueshme të shfaq veçori dhe përditësime të reja, kjo kompani nuk mund të shtoj çdo gjë.
Ky është momenti ku Map Maker i muajit prill vjen në skenë dhe ka përfituar një dizajn të rifreskuar në linjë me pjesën tjetër të portfolit të Google. Përditësimi gjithashtu tenton të bëjë ndërfaqen më të lehtë për ata që e përdorin për here të parë, dhe me një faqe të shpejtë spjeguese ku tregohet se çka mund të bëhet me veglat që janë në dispozicion.
Ju tani mund të vizationi rrugë të reja, të vizatoni shtigje të çiklistëve dhe të shtoni veçori tjera lokale në mbi 180 shtete të ndryshme të botës dhe kur ato të aprovohen (nga një sistem i moderimit) ato do të shfaqen të integruara në universin alternative të Google Maps. 
Kartografët tani e kanë rastin që të tentojnë punën e tyre edhe në Google Maps, megjithëse Open Street Map ofron veçori të këtilla qysh kaherë

Merr patentën edhe google

Google-it i është miratuar patenta për teknologjinë e cila mundëson drejtimin me regjimin e punës së veturave autonome.
Në patentë në mënyrë detaje përshkruhet mënyra në të cilën vetura mund të kaloj nga regjimi në të cilin ajo drejtohet nga njeriu në regjimin e drejtimit automatik. Automobili do të mund të arrij, për shembull deri te lokacioni i caktuar edhe në bazë të indikatorëve vizual në udhë, sikurse që janë bar-kodet, ose radio sinjalet, mund të kaluar në regjimin autonom të punës. Në këtë mënyrë do të mundësohej që vozitësi të dërgoj veturën deri te udha e paraparë për veturat autonome, ku automobili do të mund të kaloj në mënyrën autonome të punës.
Në blogun zyrtar përfaqësuesit e Google vitin e kaluar kanë thënë se kanë punësuar disa nga inxhinierët më të mirë për veturat autonome për të avancuar mundësitë e tyre. Qëllimi është që të ndihmohet në parandalimin e aksidenteve, të iu jepet më shumë kohë vozitësve, dhe të ndihmohet në zvogëlimin e emetimit të gazrave të dëmshëm duke ndryshuar mënyrën në të cilën përdoren automobilat.

Zynga, kompania e lojërave që vlen 9 miliard dollarë

Zynga, kompania e lojërave të internetit, e cila ka prodhuar lojërat si Mafia Wars, Texas HoldEm Poker dhe FarmVille është vlerësuar me një rritje prej 1 miliard dollarë nga bursa amerikane për vitin 2011. 

Kjo është kompania e internetit me rritjen më të madhe që prej rritjes së Google në vitin 2004 me 1.9 miliard dollarë. 

Zynga në total vlerësohet se vlen 9 miliard dollarë. Kjo kompani është themeluar në vitin 2007.

Kinë, përdorimi i rrjeteve sociale vetëm me emrin e vërtetë

Autoritetet në Pekin po përgatisin ligje të reja për funksionimin dhe kontrollin e faqeve në internet. Në këtë mënyrë përdoruesit e rrjetit më popullor në Kinë Weibo - rrjet i ngjashëm me Twitter - do tu duhet të tregojnë emrin e vërtet. Kjo duhet të bëhet brenda 3 muajve pasi për ndryshe ata nuk do të kenë mundësi të hyjnë në rrjet. 

Ky hap vjen pasi njerëzit në Kinë përdorin masivisht këtë rrjet për të kritikuar qeverinë apo për të treguar ngjarje dhe incidente të cilat mbahen të fshehura. 

Në rrjetin social Weibo vazhdimisht është shkruar për protestat që po ndodhin në Kinë ndërsa mediat nuk kanë folur shumë për to. Por autoritetet kineze janë shprehur se rrejti ka ndikuar për përhapjen e thashethemeve dhe lajmeve të pavërteta.

Mbi 100 milion njerëz të BE-së nuk e kanë përdorur kurrë internetin

Thuajse ¼ e popullsisë së Bashkimit Evropian – e cila është 500 milion – nuk ka përdorur asnjëherë internetin. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se ka një ndryshim të madh mes vendeve lindore, veriore dhe lindore. 

Më shumë se gjysma e popullsisë në Rumani dhe pak më pak se gjysma në Bullgari, Greqi, Qipro dhe Portugali nuk kanë akses interneti në shtëpi. 

Edhe pse jeta në ditët e sotme duket e vështirë pa internet përsëri shumë qytetarë të BE-së hasin vështirësi për të pasur një shërbim të tillë. 

Raporti thotë se 24% e personave nga mosha 16 deri në 74 në 27 vendet e BE-së nuk kanë përdorur kurrë internetin. 

Vendi që ka përqindje më të ulët të eksesit në internet është Bullgaria me 45% ndërsa vendi që ka përqindjen më të lartë është Hollanda me 94%. 

Gjithashtu vendet që kanë një përqindje të lartë të eksesit në internet janë Luksemburgu, Suedia dhe Danimarka, të cilat kanë një nivel mbi 90%

Facebook do të padisë Mark Zuckerberg’un

Së pari binjakët Winklevoss paditën Mark Zuckerberg’un, e tani duket se Facebook është rrugës për të bërë të njëjtën gjë…
Në fakt Facebook po kërcënon të padis Mark Zuckerberg’un, një ndërmarrës nga Izraeli që së fundi ka ndryshuar emrin nga Rotem Guez në “Mark Zuckerberg”. “Kjo nuk është shaka” shkroi Zuckerberg në një email drejt Huffington post. “Unë jam tani ligjërisht Mark Zuckerberg, dhe kjo vlen për 7 vitet e ardhshme”. 
Së pari Zuckerberg, më parë i njohur si Guez ka paditur Facebook’un për shkak se dështoi kjo e fundit t’i rikthejë atij profiling e “hackuar”. Më pas, një avokat nga Perkins Coie që përfaqësonte Facebook shkroi një letër drejt Zuckerberg (Guez) në muajin shtator duke e paralajmëruar “që të stopojë menjëherë aktivitetet e tij”. Ai i kërkoi që të konfirmojë se deri më 5 shtator 2011 do të ndaloj dhe nuk do të shfrytëzoj faqen, shërbimet, platofrmen apo rrjetin e Facebook, për çfarëdo arsye. 
Në dhjetor, Guez pretendoi se ai zyrtarisht ka ndërruar emrin në Mark Zuckerberg dhe ka postuar fotografi të ID’s së tij dhe pasaportës për ta vërtetuar këtë. Ai gjithashtu incizoi një video ku tha se dokumentet që posdeon janë të rregullta. 
Në një email për Huffington post, “Zuckerberg” ofroi një shpjegim të këtillë:
“Facebook ka vendosur të më padis pasi unë i padita i pari në Izrael. Unë kam dashur që në momentin që ata të më padisin të më sfidojnë me emrin “Mark Zuckerberg”. Facebook më ka akuzuar se po shes “Likes”, që nuk është e vërtetë sepse “Likes” tonë vijnë nga përdorues të vërtetë që dëshirojnë të pranojnë përmbajtjen tonë, dhe në vend se të na paguajnë neve me të holla ata na paguajnë me “Likes”. Idea ishte nëse vetëm “Mark Zuckerberg” është i lejuar të shes Likes, atëherë për këtë arsye unë jam “Mark Zuckerberg”. 
Një javë më pas Guez u bë Zuckerberg, dhe Facebook i dërgoi një tjetër letër duke kërkuar të stophen veprimet e shkeljes së rregullave të Facebook dhe u kërcënua se do të paditet.
Në anën tjetër, “Zuckerberg” është ende në Facebook dhe ai ka krijuar një faqe në Facebook të quajtur “I’m Mark Zuckerberg” dhe ka paraqitur imazhe, dokumnete dhe gjëra tjera në të. 

E a do të padisë Zuckerberg’un, Facebook’u?

Windows 8 Beta në muajin shkurt

Burimet e afërta me Microsoft-in thonë se versioni Beta i sistemit të shumëpritur të sistemit operues Windows 8, do të mundë të paraqitet në treg në gjysmën e dytë të muajit shkurt të vitit të ardhshëm.
Versioni i Windows 8 i cili ishte lëshuar vetëm për zhvilluesit e aplikacioneve, ishte bërë jashtëzakonisht i famshëm, dhe ishte pëlqyer shumë nga ky segment i tregut, ndërsa pritet që versioni publik i këtij sistemi operativ do të jetë edhe më i famshëm se kaq.
Përkundër konfirmimit të kohës së lansimit të Windows 8, Microsoft ende nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të dalë në treg me versionin beta të sistemit të saj të ri operativ.
Në anën tjetër, është thënë se Windows 8 do të jetë i gatshëm për prodhuesit e pajisjeve që bazohen në këtë sistem operativ kah muaji qershor i vitit të ardhshëm, prandaj ne mund të llogarisim që në 2012 ta harrojmë versionin paraprak të Windows.
Sido që të jetë, kur Beta më në fund do të dalë në treg, mund të presim shumë ndryshime dhe kjo nënkupton edhe shfletimin më të shpejtë të aplikacioneve si dhe mundësia që shfrytëzuesit vetë mund t’i bëjnë përshtatjet sipas nevojave të tyre.

Tagged blen Hi5, Facebook fiton konkurent të fortë

Rrjeti social  Tagged ka njoftuar sot se ka blerë rrejtin tjetër social shumë popullor dhe më parë shumë i njohur Hi5. Tagged ka ndërmend që ti lidh 100 milion anëtarët të saj me 230 milion anëtarët e Hi5 dhe të bëhët rivali më  i madh i Facebook.
Tagged ekziston nga vitit 2004 dhe si Facebook ofron të njëjtat shërbime dhe mendon se me bashkimin me Hi5 do ti bëjë konkurencë dhe pse jo te ia kalojnë Facebookut qe numëron 800 milion anëtarë.
Tagged mendon se do shfrytëzojë këtë shansë dhe me ide, kreativet të ri  që duken tepër ambicioze do të kenë sukes.

Sunday, December 18, 2011

Shkarkoni kenget nga youtube online.

Nese deshironi te shkarkoni vidio nga youtube nuk eshte e nevojshme asnje program sepse ju mund ti shkarkoni vidiot online. Mjafton te shkoni ketu, te kopjoni URL e vidion dhe ta beni paste dhe me pas download dhe vidio shkarkohet mjaft  lehte.

Shiten dokumentat e themelimit të Apple


Dje, të Martën, janë shitur në një ankand dokumentat origjinale të themelimit të kompanisë tashmë-gjigande Apple në 1976-ën. Këto dokumenta kanë kapur vlerën e $1.59 milion.
Në fillim këto dokumenta ishin vlerësuar $100.000 deri në $150.000. Por ato u blenë nga CEO i Cisneros Corporation dhjetë herë më shumë se sa parashikoheshe; $1.594.500.
“Jemi shumë të kënaqur që kemi një copë të historisë Amerikane dhe të botës,” ka ‘tweet’-ur Cisneros pas blerjes.
Këto letra përfshijnë dokumentat e themelimit të Apple Computer Company të firmosura nga Steve Wozniak dhe Steve Jobs, si dhe një deklaratë tërhiqjeje nga Ronald Wayne, me të cilën ai përfitoi 10% të aksioneve në kompany, që kishin vlerën e $800.
Si mendoni ju, a e kishin me të vertetë një vlerë kaq të madhe këto dokumenta?

“Timeline”, shërbimi i ri i Facebook

SHBA - Rrjeti më i përdorur social në internet, Facebook prezantoi shërbimin më të ri “Timeline”. Për herë të parë shërbimi u ofrua në Zelandën e Re, ndërsa tashmë ai do të jetë i vlefshëm për të gjithë përdoruesit e rrjetit social, pavarësisht vendndodhjes.

“Timeline” shërben për organizimin e profilit tuaj në mënyrë kronologjike. Kjo do t’ju ndihmojë për të rigjetur gjërat që keni bërë 'share' si edhe të mblidhni momentet e bukura.

Facebook u lejon përdoruesve 7 ditë për ta parë këtë opsion dhe më pas të vendosin nëse Timeline i tyre duhet të bëhet publik apo jo.

“Është zemra e eksperiencës së Facebook-ut”, -tha themeluesi Zuckerberg në konferencën për shtyp, ku prezantoi shërbim e ri.