....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Ligji i ri, Bjellorusia ndalon web-faqet e huaja

Thursday, January 5, 2012

Ligji i ri, Bjellorusia ndalon web-faqet e huaja

BJELLORUSI - Ligji i cili hyn në fuqi me 6 janar në Bjellorusi do të kufizojë vizitat dhe përdorimin e faqeve dhe shërbimeve të huaja të internetit.

Siç shkruan Forbes, ligji i ri në praktikë do të funksionojë kështu: Nëse dikush nga Bjellorusia dëshiron të blejë diçka në Amazon, për shembull, që nuk është një kompani bjelloruse dhe as që është e regjistruar në Bjellorusi, ky transaksion do të regjistrohet si ilegal, e prokurori shtetëror i Bjellorusisë do të t’i dërgojë një lajmërim kompanisë ku është bërë porosia, me të cilin e lajmëron atë se po e shkel ligjin, dhe se mund të paditet.

Forbes transmeton edhe se pronarët e Internet- kafeve prej tani do të jenë përgjegjës për përdorimin e Internetit nga ane e klientëve të tyre, dhe se duhet të paraqesin çdo veprim të palejuar, e madje edhe përdoruesit individual të kompjuterëve janë përgjegjës nëse të tjerët përdorin kompjuterët e tyre dhe vizitojnë ndonjë faqe të ndaluar.

PC World transmeton se sipas ligjit të ri, të votuar me 21 dhjetor, të gjitha kompanitë dhe individët të regjistruar si ndërmarrës duhet të përdorin vetëm faqet vendase për shërbimet e veta online.

No comments:

Post a Comment