....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Vidhen fjalëkalimet e 45 000 llogarive në Facebook

Friday, January 6, 2012

Vidhen fjalëkalimet e 45 000 llogarive në Facebook

Një “karrem” kompjuterit ka vjedhur të dhënat e rreth 45 000 anëtarëve të Facebook-ut. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e sigurisë Seculert, dhe thuhet se më së shumti këto llogari janë hapur në Agli dhe Francë.
BBC raporton se drejtuesit e Facebook po punojnë për këtë problem. Me anë të këtij sulmi pasi vidhen fjalëkalimet, portohen linqe tek miqtë e tyre duke bërë kështu që numri i llogarive të vjedhura të rritet në vazhdim.
Sipas Seculert, 800 000 kompjutera janë infektuar nga shtatori deri në dhjetor të vitit 2011 prej virusit “Ramnit” i cili vjedh të dhënat në Facebook.
Symnantec – antivirus – ka bërë të ditur se “Ramnit” ka infektuar 17.3% të gjithë kompjuterëve të infektuar.

No comments:

Post a Comment