....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Opsione për të qëndisur një Timeline sipas qejfit tuaj

Saturday, January 7, 2012

Opsione për të qëndisur një Timeline sipas qejfit tuaj

Tani që Facebook Timeline ka dale pothuajse në profiling e secilit, ne po shohim shfaqjen e disa shërbimeve të shkëlqyera që ju mundësojnë të krijoni një “Cover Photo” në maje të profilit tuaj, në një formë shumë kreative.
Gjersa në të kaluarën ka pasur shërbime që ju kanë mundësuar të zgjidhni një stok-foto të shkëlqyer për baner, këto faqe të përzgjedhura nga Mashable ofrojnë një mundësi më të shkëlqyer të personalizimit. 
  1. Pic Scatter – Ju mundëson të krijoni një montazh të imazheve të miqve, faqeve apo albumeve tuaja dhe ta shfrytëzoni si “cover photo”.
  2. Profile Picture Maker’s Timeline Cover Banner – Kjo vegël e shkëlqyer është një mundësi shumë e mirë për të dizajnuar banerin tuaj. Ju mund të ngarkoni dhe editoni fotografinë tuaj në prapavijë, të ngarkoni fotografi shtesë dhe të shtoni tekst apo të “vizatoni” në imazh. Përveç kësaj ju mund të zgjidhni edhe disa prej imazheve standarde që ofrohen për ju.
  3. FaceItPages’ Timeline Cover Tool – Më e përshtatshme për profesionistët që e shfrytëzojnë Facebook’un si një vegël për të gjetur shoqëri të re. FaceItPages’ është një shërbim pa pagesë që kërkon një regjistrim të thjeshtë në fillim për të startuar. Në momentin që jeni brenda, ju mund të zgjidhni disa prej prapavijave, të ngarkoni një logo apo një imazh më të vogël sekondar dhe të shtoni linka me tekst drejt rrjeteve tjera sociale. Madje ju mund të ngarkoni edhe imazhin tuaj si prapavijë.
  4. Cover Canvas Photos – Cover Canvas ju ofron tre vegla të veçanta për fotografi kryesore të profilit tuaj. Hapi i parë është gjenerimi i një montazhe të imazheve nga fotografitë e profilit tuaj – dhe ka template të ndryshme prej të cilave mund të zgjidhni. Faqja është shumë e thjeshtë për të përzgjedhur dizajne të ndryshme, ndërsa kalimi prej një imazhi në një tjetër është aq i thjeshtë sa realizohet me një prekje butoni.
  5. Cover Canvas Name – Opsioni i radhës ju mundëson të krijoni një ilustrim tekstual të emrin tuaj. Ashtu si më parë, ka opsione të panumërta që mund të zgjidhni dhe hulumtoni për të plotësuar dëshirën tuaj.
  6. CoverJunction  Përveç ofrimit të shërbimit pa pagesë ku ju mund të zgjidhni imazhet që shfrytëzoni për cover photo, CoverJunction ju mundëson të ngarkoni fotografitë tuaja për të shtuar elemente në anën kreative. Përveç kësaj CoverJunction ju oforn edhe disa gjëra tjera argëtuese si fotografinë që keni pëlqyer më së shumti të shfaqur në një format argëtues, apo opsione tjera si miqtë më i mirë në Facebook.
  7. Bonus: J4 Timeline Covers Facebook App – është një shërbim arëgtues me cover-photo në template të caktuar. Gjersa ju mund të zgjidhni prej imazheve që janë të gatshme, këto template janë mjaft argëtuese. Ju mund të gjeneroni edhe një përzgjedhje të rëndomtë të imazheve prej një apo më shumë albumeve tuaja në Facebook.

No comments:

Post a Comment