....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Kujdes nga virusi që vjedh llogarinë e “Facebook”

Saturday, January 7, 2012

Kujdes nga virusi që vjedh llogarinë e “Facebook”

Një virus kompjuterik ka vjedhur deri tani 45 mijë emra përdoruesish dhe fjalëkalime në “Facebook”, bënë të ditur ekspertë të sigurisë kompjuterike.
Shumica e adresave të vjedhura janë regjistruar në Britaninë e Madhe dhe Francë, por asnjë vend nuk është i imunizuar nga virusi. Firma kompjuterike “Seculert” dhe “Facebook” kanë pranuar lajmin. Rrjeti social bëri me dije se është duke punuar për të ndrequr problemin.
Virusi, i quajtur “Ramnit”, qarkullon në internet që prej prillit 2010 dhe më parë ka vjedhur detaje bankare. Versioni që ka goditur “Facebook” është disi më i ndryshëm nga origjinale dhe është krijuar për të qenë më i sofistikuar.
”Ata që fshihen pas këtij virusi janë duke u përpjekur që të përdorin kredencialet e vjedhura për t’i dërguar linqe të rreme të njohurve të viktimave të tyre, në mënyrë që të përhapin virusin sa më shumë”, shkruhej në komunikatën e “Seculert”.
”Për më tepër, këta keqbërës kibernetikë janë duke u favorizuar nga fakti që shumica e përdoruesve tentojnë të përdorin të njëjtin fjalëkalimin në faqe të ndryshme, për t’u përhapur në një mënyrë sa më të shpejtë”.
Tendenca e goditjes së rrjeteve sociale ka ardhur në rritje të vazhdueshme, pasi ato janë një “thesar” i vërtetë për piratët, falë informacioneve të mëdha që përmbajnë. Llogaritë e prekura nga ky virus nuk japin asnjë shenjë dhe viktimat nuk kanë asnjë mënyrë për të ditur nëse të dhënat e tyre janë vjedhur.
“Facebook” këshillon si masë paraprake moshapjen e linqeve dhe të dhënave të tjer

No comments:

Post a Comment