....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Betohen në Ctrl+C Ctrl+V

Thursday, January 5, 2012

Betohen në Ctrl+C Ctrl+V

Zhdukja e piraterisë në Suedi së shpejti mund të ndodhë të karakterizohet si persekutim fetar për shkak qeveria e atjeshme ka pranuar “file sharing” (ndarjen e fajllave) si fe zyrtare.
Studenti i filozofisë Isak Gerson themeloi kishën Misionare të kopimizmit më 2010 dhe parashtroi pranë organeve përgjegjëse që të pranojnë sistemin e tij të besimit ashtu që kopimistët të shmangin persekutimin.
Pas tri kërkesave të ngjashme dhe një vit pritje, ai më në fund arriti të bind Agjencinë për shërbimet administrative të pranoj kishën.
Kopimizmi në përkthim do të thotë “më kopjo” e dogma e tij është: Control+C dhe Control+V janë simbole të shenjta.
Kopimistët besojnë se kopjimi dhe shpërndarja e informatave është në rregull për nga aspekti etik dhe se dija nuk duhet ruajtur vetëm për vete me zili. Sa më shumë që ndahet, vlera e informatës rritet. Remiksimi i përmbajtjeve është lloj i shenjtë i kopjimit ose, thënë në terma kopimist, “Shpirti i remiksit”.
Ky religjion ka klasën e priftërinjve, oparnët, të cilët janë personifikime të virtyteve kopimiste dhe ndihmojnë të tjerët që të pasojnë udhën e kopimistave. Ata të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e fesë kopimiste duhet të kalojnë ceremoninë e “lustrimit” gjatë së cilës organizatës do të ia japin të dhënat personale, do të bëjnë publik besimin e ri në informatën dhe kopjimin dhe do të marrin logon nga ueb faqja.
Kisha momentalisht ka rreth 3,000 anëtarë zyrtarë.
Edhe pse shteti Suedez pranoi kopizmin, shkelja e të drejtave autoriale ende nuk lejohet me ligj. “Ende ekziston turpi ligjor për ata të cilët kopjojnë. Shumë nga ata ende frikësohen se do të shkojnë në burg nëse kopjojnë ose bëjnë remiks të fajllave. Shpresoj se, në emër të neve kopimistëve, kjo do të ndryshoj së shpejti” tha Isak Gerson.
Ueb faqja zyrtare e kishës nuk ishte aktive në kohën e shkrimit të këtij lajmi, por faqja e Facebookut ishte.

No comments:

Post a Comment