....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Google së shpejti me një tabletë

Friday, December 23, 2011

Google së shpejti me një tabletë


Sipas kryetarit të Google, Eric Schmidt, brënda gjashtë muajve gjigandi do fillojë të reklamojë tabletën e parë zyrtare, Nexus. Kjo do të jetë stazhi i fundit nga Google në ‘luftën brutale’ me Apple.
“Në gjashtë muajt e ardhshëm në planifikojmë të nxjerrim një tabletë, e cila do të jetë më cilësorja në treg” , ka thënë Schmidt për një gazetë Italiane, Corriere della Sea. Schmidt ka gjithashtu konfirmuar një plan të Google për një konkurencë me Siri-n e Apple.
Schmidt gjithashtu kishte disa fjalë të mira për themeluesin e Apple, Steve Jobs, që ndëroi jetë në Tetor. “Steve Jobs ishte Mikelanxheloja i kohërave tona” ka shtuar kryetari i Google, “ai ka parë potencialin revolucionar të një tablete, dhe krijoi një produkt të mrekullueshëm, sic është iPad.” Megjithatë, “kompanitë tona konkurojnë” vazhdoi Eric Schmidt, “kështu e ka kapitalizmi.”
Më shumë detaje mbi tabletën që pritet të dalë nga pranvera e 2012-s nuk janë dhënë, por pritet qëtableta të përdorë më së miri vecoritë e Android Ice Cream Sandwich.

No comments:

Post a Comment