....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Mbi 100 milion njerëz të BE-së nuk e kanë përdorur kurrë internetin

Monday, December 19, 2011

Mbi 100 milion njerëz të BE-së nuk e kanë përdorur kurrë internetin

Thuajse ¼ e popullsisë së Bashkimit Evropian – e cila është 500 milion – nuk ka përdorur asnjëherë internetin. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se ka një ndryshim të madh mes vendeve lindore, veriore dhe lindore. 

Më shumë se gjysma e popullsisë në Rumani dhe pak më pak se gjysma në Bullgari, Greqi, Qipro dhe Portugali nuk kanë akses interneti në shtëpi. 

Edhe pse jeta në ditët e sotme duket e vështirë pa internet përsëri shumë qytetarë të BE-së hasin vështirësi për të pasur një shërbim të tillë. 

Raporti thotë se 24% e personave nga mosha 16 deri në 74 në 27 vendet e BE-së nuk kanë përdorur kurrë internetin. 

Vendi që ka përqindje më të ulët të eksesit në internet është Bullgaria me 45% ndërsa vendi që ka përqindjen më të lartë është Hollanda me 94%. 

Gjithashtu vendet që kanë një përqindje të lartë të eksesit në internet janë Luksemburgu, Suedia dhe Danimarka, të cilat kanë një nivel mbi 90%

No comments:

Post a Comment