....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Kinë, përdorimi i rrjeteve sociale vetëm me emrin e vërtetë

Monday, December 19, 2011

Kinë, përdorimi i rrjeteve sociale vetëm me emrin e vërtetë

Autoritetet në Pekin po përgatisin ligje të reja për funksionimin dhe kontrollin e faqeve në internet. Në këtë mënyrë përdoruesit e rrjetit më popullor në Kinë Weibo - rrjet i ngjashëm me Twitter - do tu duhet të tregojnë emrin e vërtet. Kjo duhet të bëhet brenda 3 muajve pasi për ndryshe ata nuk do të kenë mundësi të hyjnë në rrjet. 

Ky hap vjen pasi njerëzit në Kinë përdorin masivisht këtë rrjet për të kritikuar qeverinë apo për të treguar ngjarje dhe incidente të cilat mbahen të fshehura. 

Në rrjetin social Weibo vazhdimisht është shkruar për protestat që po ndodhin në Kinë ndërsa mediat nuk kanë folur shumë për to. Por autoritetet kineze janë shprehur se rrejti ka ndikuar për përhapjen e thashethemeve dhe lajmeve të pavërteta.

No comments:

Post a Comment