....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Shiten dokumentat e themelimit të Apple

Sunday, December 18, 2011

Shiten dokumentat e themelimit të Apple


Dje, të Martën, janë shitur në një ankand dokumentat origjinale të themelimit të kompanisë tashmë-gjigande Apple në 1976-ën. Këto dokumenta kanë kapur vlerën e $1.59 milion.
Në fillim këto dokumenta ishin vlerësuar $100.000 deri në $150.000. Por ato u blenë nga CEO i Cisneros Corporation dhjetë herë më shumë se sa parashikoheshe; $1.594.500.
“Jemi shumë të kënaqur që kemi një copë të historisë Amerikane dhe të botës,” ka ‘tweet’-ur Cisneros pas blerjes.
Këto letra përfshijnë dokumentat e themelimit të Apple Computer Company të firmosura nga Steve Wozniak dhe Steve Jobs, si dhe një deklaratë tërhiqjeje nga Ronald Wayne, me të cilën ai përfitoi 10% të aksioneve në kompany, që kishin vlerën e $800.
Si mendoni ju, a e kishin me të vertetë një vlerë kaq të madhe këto dokumenta?

No comments:

Post a Comment