....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: ICS për Motorola Xoom

Friday, December 23, 2011

ICS për Motorola Xoom


Është vënë në dispozicion mbindërtimi jozyrtar për Ice Cream Sandwich për tabletin Xoom të Motorolas. Sipas fjalëve të atyre të cilët e kanë testuar, Xoom me ICS është “krejtësisht një tablet tjetër”.
ROM-i ende nuk është funksional në tërësi, por është afër përfundimit. Kamera nuk punon, kalendari nuk sinkronizohet, e në disa raste as xhiroskopi nuk funksionon si duhet. Për ca javë bug-ët pritet të korrigjohen, e sipas paralajmërimeve, së shpejti pritet të paraqitet edhe versioni zyrtar i SO-së për këtë tablet. Performancat e tabletit në ICS janë dukshëm më të mira në krahasim me Honeycombin, e sipas zakonit, versioni jozyrtar i SO-së mund të shkarkohet nga forumi XDA-Developers.
Sipas pohimeve që vijnë nga Google, Ice Cream Sandwich është i optimizuar për punë në një numër të madh të pajisjeve, e bëhet fjalë për versionin më të mirë të Androidit që nga paraqitja e sistemit operativ.

No comments:

Post a Comment