....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Kompjuterat Ultrabook ne mode

Monday, November 28, 2011

Kompjuterat Ultrabook ne mode

Intel parashikon që klasa e re e pajisjeve laptop, kompjuterët ultrabook, deri në fund të vitit do të arrijnë posedimin e deri 40% të tregut të laptopëve.
Analistët mendojnë se kjo është e mundur, por vetëm nëse çmimet ulen dukshëm, dhe atë në nivelin e atyre me të cilat momentalisht ofrohen kompjuterët klasik laptop.
Bëhet fjalë për kompjuterët e lehtë, ultra të hollë, ndërsa modelet e veta së voni kanë paraqitur Acer dhe Asus, e në këtë kategori të pajisjeve portative bën pjesë edhe MacBook Air i Apple. Çmimet fillestare të modeleve që tashmë mund të gjinden në treg sillen rreth një mijë dollarë.
Navin Shenoy, nënpresident në Intel, thotë se patjetër se do të vije deri te rënia e çmimeve, por dhe se kjo nuk mund të ndodhë brenda natës.
“Edhe po të ju shpërndanim çipat pa pagesë, nuk do të kishim mundësi të arrijmë deri te çmimi i dëshiruar nëse nuk bashkëpunojmë me pjesën tjetër të industrisë”, tha ai për agjencinë Reuters.
Nga ana tjetër, është publikuar edhe raporti i kompanisë analistike ABI Research sipas të cilit një nga llojet e kompjuterëve portativ, netbookët, kanë shënuar rënie gjatë çerekut të dytë të vitit në krahasim me çerekun paraprak.

No comments:

Post a Comment