....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: GOOGLE, PËRGATIT KOMPJUTERIN E SË ARDHMES

Monday, November 28, 2011

GOOGLE, PËRGATIT KOMPJUTERIN E SË ARDHMES


Kompania e gjigantit të kërkimit në internet Google ka nisur ofensivën në masë të gjerë duke synuar të pushtojë pothuajse të gjitha kategoritë e konsumatorëve të elektronikës. Pas prezantimit të suksesshëm në treg të eBooks dhe smartphone-it të ri Nexus me Android 2.3, kompania po bëhet gati të hedhë në treg sistemin operativ të saj Chrome OS dhe lap-topin, që sot është prototip me emrin Big G.
Lap-topi do të jetë edhe kompjuteri i parë në botë që nuk do ketë hard disk, sistemi operativ do jetë Chrome OS i instaluar në një "Room" e për pasojë i pamodifikueshëm nga përdoruesit, që thënë ndryshe nuk do të vuajë nga viruset. Kompjuteri i parë ka emrin e koduar CR-48, një ekran 12 inç, tastierë të plotë dhe me prekje në ekran, ofron lidhjet 3G e wifi N, kamera të trupëzuar dhe 8 orë pavarësi të baterisë në statusin stand-by.
Aktualisht kompania po e shpërndan falas për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara pasi është në fazën e parë të testimeve dhe kërkesat pranohen deri në 21 Dhjetor. Besohet se produkti do të dalë për tregun e gjerë në mesin e vitit të ardhshëm në bashkëpunim me prodhuesit e gjysmëpërçuesve, Acer dhe Samsung si dhe me procesorë të Intel.

No comments:

Post a Comment