....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: PC-ja po vdes, por shumë, shumë ngadalë!

Monday, November 28, 2011

PC-ja po vdes, por shumë, shumë ngadalë!

Trendi është i qartë. Shitjet e kompjuterëve personalë janë duke përjetuar rënie dhe shitjet e tabletëve dhe telefonave të mençur janë duke përjetuar rritje. Por Inteli ka vërtetuar mbrëmjen e së martës se PC-ja nuk është ende as për së afërmi rrugës drejt vdekjes...

Sipas raportit të Intelit, shitjet e gjysmëpërçuesve për PC kanë vërejtur një rritje prej 22%, duke shtyrë të hyrat e përgjithshme të Intelit. Kjo vjen pavarësisht mungesës së një ambienti të mirë të shitjes së PC-ve në nivel global në tremujorin e kaluar.

Intel ka njoftuar se kërkesat për PC në SHBA, Kanada dhe Evropë janë duke përjetuar rënie drastike, ndërsa kërkesat e konsumatorëve në vendet në zhvillim nuk kanë të sosur. Shitjet në Kinë kanë shënuar rritje 12 për qind, në Indi 21, në Turqi 14 dhe në Indonezi 23 %. Kina është bërë tregu numër një në botë i PC-ve, e pasuar nga Brazili që po përjeton një rritje të shpejtë. 

“Skena globale e PC-ve po ndryshon” tha Paul Otellini, por shtoi se “jemi shumë të kënaqur për momentin”. 

Bizneset janë ende në mes të asaj që njihet si “cikli i rifreskimit”, duke blerë PC të rinj për të zëvendësuar modelet e vjetra që nuk janë zëvendësuar për shkak të recesionit dhe frikës nga sistemi operativ Windows Vista.

No comments:

Post a Comment