....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Një algoritëm që tregon se sa është “riprekur” një foto

Wednesday, November 30, 2011

Një algoritëm që tregon se sa është “riprekur” një foto

Imazhet e revistave janë kaq shumë të transformuara sot saqë modelet mezi duken njerëzore, me lëkurë të përsosur dhe forma jo reale. Është kaq e pabesueshme, dhe e dëmshme për vetë-perceptimin e lexuesve sa Shoqata Mjekësore Amerikane ka dënuar post produksionin absurd me anë të “riprekjes”

Por tashmë një skuadër shkencëtarësh kanë gjetur se si të përcaktojnë këtë “riprekje”, duke përdorur modele matematike për të parë ndryshimet e bëra në trupat e modeleve. 
Hany Farid një shkencëtar kompjuteri në Darmouth College, ka zhvilluar algoritme që duhen për ndryshime gjeometrike të tilla si zgjatja e qafës, hollimi i bustit, dhe ndryshimet fotometrike si rrudhosja e lëkurës etj.

Për të bërë këtë Farid ka mbledhur 468 shembuj të fotografive përpara-pasi duke futur disa që janë nga ana anatomike të pamundura dhe disa të tjera që janë thjesht qesharake.

Më pas shkencëtari gjeti 390 pjesmarrës të rekrutuar nëpërmjet shërbimit mekanik të Amazon Turk, dhe u kërkoi atyre që të rendisnin nivelin e ndryshimit nga 1 (shumë e ngjashme) në 5 (shumë e ndryshme). Çdo punëtori iu dhanë 70 fotografi,pastaj Farid zhvilloi tetë grupe rregullash që përmbledhin të gjitha mundësitë e “riprekjes” së fotografive.

Algoritmet nuk janë perfekt, sistemi mbi ose nënvlerëson shkallën e ndryshimit në varësi të faktorëve që duken më shumë ose më pak të rëndësishëm për një kompjuter se sa për një njeri. P.sh. një foto para-pasi tregon një burrë pa dhëmbët e parë që me anë të Fotoshop i janë shtuar dhëmbë të shndritshëm si perla. Algoritmi e konsideron këtë një ndryshim të vogël fotometrik ose gjeometrik, por sigurisht kjo përbën një ndryshim të madh në paraqitjen e tij.

Megjithatë kjo është një mënyrë e mirë për të treguar se sa një imazh është ndryshuar në mënyrë dixhitale. Shkencëtarët thonë se do të donin ta shikonin këtë sistem të përdorej prej lexuesve të modës, për tu paraqitur atyre një perspektivë tjetër.

“Sigurimi i një vlerësimi mbi “riprekjen” përkrah fotografisë së publikuar, mund të informojë publikun për shkallën në të cilën fotot janë larguar nga realiteti. Edhe pse mbetet për tu parë nëse ky vlerësim mund të ulë efektet negativë të të qenit të mbushur me imazhe trupash jo realë.” kanë deklaruar shkencëtarët.

No comments:

Post a Comment