....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Internet Explorer 9 arrin 2.35 milion shkarkime vetëm për 24 orë

Wednesday, November 30, 2011

Internet Explorer 9 arrin 2.35 milion shkarkime vetëm për 24 orë

Microsoft edhe zyrtarisht tha që Internet 
Explorer 9 ishte shkarkuar 2.35 milionë herë gjatë 24 orëve të para të 
gatishmërisë së vet për publikun - një shenjë që ky softuer do të mund 
të rikthente mbizotërimin e ndërmarrjes Microsoft në tregun e 
shfletuesëve.


“Ne duam që të falenederojmë secilin nga tërë bota që 
shkarkuan IE9 dhe pritjen ngazëllyese,” tha Ryan Gavin, udhëheqësi 
senior për Internet Explorer, në një postim në blog të mërkurën. “2.3 
milionë shkarkime në 24 orë është më shumë se dyfishi i një milionë 
shkarkimeve që pamë për IE9 RC për të njëjtën kohë,” tha Gavin, duke iu 
referuar versionin release candidate të shfletuesit.

IE9 ka një 
varg përmirësimesh në krahasim me versionin e kaluar, duke përfshirë 
mbështetjen për përshpejtim harduerik, një ndërfaqe të stërholluar, një 
përshtatshmëri të plotë me kushtet e uebit si HTML5 dhe kontrollime më 
të mira për privatësi. “Përqendrimi ynë me IE9 ka qenë krijimi i 
platformës për klasën e ardhshme të përvojës në ueb të ndërtuar rreth 
HTML5 dhe ndërhyrja në fuqinë e tërë kompjuterit,” tha Ziad Ismail, 
udhëheqësi i menaxhmentit të prodhimit për grupin Explorer, në një 
deklaratë.
Me IE9, përdoruesit do të gjejnë një dizajnë që është 
me më pak shirita dhe ikona. Derisa shumica e veçorive të versioneve të 
kaluara janë ende të pranishme, shumë janë rregulluar që të bëjnë 
shfletuesin më të theksuar në paraqitjen e përmbajtjes së uebit, më 
tepër se ndërfaqen e vetë shfletuesit.

1 comment: