....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Hackeri 16 vjeçar vjedh sekretet e NASA-s

Tuesday, November 29, 2011

Hackeri 16 vjeçar vjedh sekretet e NASA-s

Alarm i kuq në internet. Sipas New York Times, një hacker 16 vjeçar nga Evropa ka vjedhur informacione sekrete nga NASA. Bëhet fjalë për kode dhe fjalëkalime mjaft të rëndësishme të sistemit informatik të NASA-s, për baza luftarake si dhe laboratore kërkimesh shkencore tejet sekrete. Hackeri ka hyrë në Cisco System dhe ka marrë të gjitha kodet e hyrjes, duke i hequr krerëve të NASA-s, të gjitha të drejtat e hyrjes në sistemin e tyre. Mendohet se hackeri mund të jetë një adoleshent suedez nga Uppsala, i cili prej një viti punon për të zbërthyer kodet e sistemit të sigurisë së NASA-s. Falë virusit Trojan Kali i Trojës, ai ka marrë informacionë të detajuaar mjaft sekrete, ndërkohë që në të njëjtën kohë, ai ka hyrë vjedhurazi në sistemin informativ të shoqërive dhe enteve publike në Evropë, duke shkaktuar një rrëmujë, e cila konsiston në keqpërdirimin e informacionit. Burime të NASA-s, theksojnë se adoleshenti, ka në dorë fjalëkalimet e hyrjes të sistemit të raketave të White Sands në New Mexico, si dhe të stacionit ajror-detar të Patuxenr River në Maryland. Ajo që po shqetëson më shumë ekspertët e informatikës është fakti se hackeri 16 vjecar, përvecse ka zotëruar këto informacione, ka mundur të ndryshojë duke hyrë në sistem kodet dhe fjalëkalimet, të cilat janë të një rëndësie strategjike.

No comments:

Post a Comment