....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Facebook krijon profil të fshehtë për vizitorët e paregjistruar?

Monday, November 28, 2011

Facebook krijon profil të fshehtë për vizitorët e paregjistruar?

Zyra e sekretarit për mbrojtje të të dhënave në Irlandë do të nisë një hetim kundër Facebookut për shkak të akuzave që ky rrjet social krijon dhe ruan profile të fshehta, si të anëtarëve të vet, po ashtu edhe të atyre që nuk janë anëtarë. 

Konkretisht, organizata Europe-v-Facebook ka bërë një ankesë në të cilën pohohet që Facebook mbledh emra, adresa banimi dhe e-maili, numra telefoni dhe të dhëna për punësimin e vizitorëve të paregjistruar, të cilat pastaj i bën bashkë në profile të fshehta – një praktikë e ngjashme thuhet se aplikohet edhe për shfrytëzuesit e regjistruar.

Në të dy rastet bëhet fjalë për mbledhje të fshehtë të të dhënave në prapavijë, pa dijeninë e njerëzve. Këto profile më pas shfrytëzohen për preferim të miqve dhe për ftesa të rreme për Facebook nga të njohurit.

Përveç kësaj, ankesa thekson edhe që dega e kësaj kompanie në Irlandë (që është e ngarkuar edhe për të gjithë shfrytëzuesit tjerë jashtë Amerikës dhe Kanadasë) nuk i jep të dhënat e shfrytëzuesve me kërkesë, që bashkë me akuzat e sipërpërmendura, paraqet shkelje të ligjit irlandez për mbrojtjen e të dhënave.

Autoritetet irlandeze pohojnë që hetime kundër Facebookut për shkelje të privatësisë kanë planifikuar të bëjnë edhe para ankesave të Evrope-v-Facebook./k.a/

No comments:

Post a Comment