....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Facebook do të paguajë hakerët që gjejnë gabime

Wednesday, November 30, 2011

Facebook do të paguajë hakerët që gjejnë gabime


Facebook do të paguajë hakerët për të gjetur probleme në uebfaqen e saj, për aq kohë sa i raportojnë skuadrës së sigurisë së Facebook-ut.
Kompania po ndjek shembullin e Google-it dhe Mozilla-s në lançimin e programit “Bug Bounty”. Për gabime që lidhen me sigurinë, rrjedhje shkrimesh, atëherë kompania do të paguajë 500$. Nëse ato janë gabime vërtet domethënëse, Facebook do të paguajë më tepër, megjithëse drejtorët ekzekutivë të kompanisë nuk tregojnë shumë.
“Në të kaluarën jemi përqendruar në njohjen e emrit duke e vendosur emrin në krye të faqes, duke e përdorur këtë mënyrë për intervista dhe procese rekrutimi,” tha Alex Rice, drejtori i sigurisë së produkteve në Facebook.
Të premten, Facebook do të hedhë në treg një portal hakimi ku kërkuesit mund të regjistrohen për programin dhe për raportimin e gabimeve.
Shumë hakerë i bëjnë publike softueret dhe rrjedhjet në faqe, sepse në këtë mënyrë marrin prestigj. Të gjesh një gabim në një uebfaqe të përdorur gjerësisht nga njerëzit siç është Facebook-u mund të ndihmojë në rritjen e karrierës së një hakeri dhe mund ta bëjë atë të famshëm.

No comments:

Post a Comment