....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: KE: 400 faqe padi kundër Google

Tuesday, December 6, 2011

KE: 400 faqe padi kundër Google

SHBA - Gazeta “Financial Times” shkruan se Komisioni Evropian po përgatit një raport, me më tepër se 400 faqe, në lidhje me hetimin ndaj Google.

“Financial Times” citon burime të besueshme brenda KE-së sipas të cilëve raporti, i quajtur “Statement of Objections”, do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm dhe të përmbajë të gjitha detajet e dyshimeve për keqpërdorimin e pozitës dominuese në treg nga ana e Google.

Komisioni Evropian ka nisur hetimin kundër Google pas padive të kompanive të ndryshme se po e keqpërdor pozitën e vet në tregun e kërkimit në internet. 
Kompani të shumta kanë akuzuar Google se manipulon rezultatet e kërkimit, duke vendosur shërbimet e veta në krye të rezultateve të kërkimit dhe nga ana tjetër shtyn konkurrentët në pozitat më të ulta. 

No comments:

Post a Comment