....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: Britani e Madhe, shërbimet e inteligjencës kërkojnë hacker

Tuesday, December 6, 2011

Britani e Madhe, shërbimet e inteligjencës kërkojnë hacker

Shërbimet e inteligjencës britanike kanë nevojë për ekspertë të sigurisë informatike. Duke qenë se prej disa vjetësh për këtë pozicion punësohen hacker, është vendosur të bëhet një lajmërim për konkurs. 

Në 3 Nëntor Government Communications Head Quarter ka dhënë lajmërimin bashkangjitur me testin online në sitin e saj dhe në atë të disa blogger të sektorit.

Testi – Bëhet fjalë për një kod për tu deshifruar, dhe sipas BBC, do të ketë kohë deri në 12 Dhjetor për të marrë pjesë. 

Enti i sipërpërmendur ka vendosur të rekrutojë ekspertët e rinj pasi që kryeministri David Cameron, në një dokument ishte ankuar për mungesën e specialistëve të internetit në gjendje që të përgjigjen ndaj sulmeve informatikë.

“Personat që po kërkojmë nuk mund të arrihen me anë të fushatave mediatike tradicionale, dhe mund të mos e marrin vesh se ne po rekrutojmë profile të rinj”, ka thënë një zëdhënës.

Organizatorët kanë deklaruar se nuk do të merren parasysh kërkesat e atyre që janë përzier në raste piraterie informatike dhe që për të marrë pjesë është e nevojshme shtetësia britanike.

No comments:

Post a Comment