....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: YouTube me grafik dhe strukturë të re

Friday, December 2, 2011

YouTube me grafik dhe strukturë të re

SHBA – YouTube publikoi sot zyrtarisht ndryshimet e reja në grafikën dhe strukturën e saj. Tashmë YouTube ka një faqe tërësisht të dizajnuar, me ngjyra dhe lehtësira për përdoruesit e saj. 
Pamjet e para të grafikës së re të YouTube ishin publikuar gjatë muajit korrik të këtij viti, kur Google ishte duke testuar dizajnin e ri. 

Google bëri të ditur se pamja e re e faqes ka për qëllim që t’u mundësojë përdoruesve të fokusohen dhe të zbulojnë përmbajtjen e tyre të preferuar në YouTube. 
“Ne gjithmonë jemi në kërkim të inovacionit dhe ndryshimit, i cili do të sjellë gjëra më të mira për përdoruesit”- theksohet në njoftimin zyrtar të Google.

No comments:

Post a Comment