....:::Ne kete faqe do te informoheni per lajmet me te reja nga bota dhe gjithashtu do te gjeni programe, lojra dhe antiviruse te ndryshme. Gjithashtu per cdo kerkese qe keni mund te na shkruani ne faqen tone ne facebook qe e gjeni ne anen e djathte te blogut :::.... Ndihme per kompjuterin tuaj: You tube, revolucioni komercial

Sunday, December 18, 2011

You tube, revolucioni komercial

New York – Interneti po ndryshon televizionin, kufinjtë midis programeve Tv dhe video të para në tablet, pc e telefona smart, po bëhen gjithnjë e më pak të dallueshëm.

You Tube po ndryshon për të kapur këtë revolucion. Siti i madh i video amatoriale, që prej pesë vjetësh i përket Google, po hyn në moshën e tij madhore duke i propozuar 800 milionë përdoruesve të shpërndarë nëpër botë një ofertë më të organizuar, me një shije më televizive. Siti gjithashtu po përgatitet të lëshojë rreth 100 kanale të reja, tematikë ose profesional.

Është një bast mbi një të ardhme e ndërtuar mbi “programe personale” që Google dhe You Tube po përgatiten të përballin, duke rekrutuar për kanalet e rinj star të spektaklit si Madonna, dhe duke u lidhur për prodhimin e përmbajtjeve me parnerë si Disney, agjencia Reuters dhe Wall Street Journal. Bast i nisur dy ditë më parë me lëshimin e kanalit të parë tematik, atij dedikuar shkollës.

Si të gjitha evolucionet edhe ky është i detyruar të përballet me vështirësi. Evoluimi progresiv kulminuar me “home page” e ri, ka prodhuar jo pak pakënaqësi mes stë “fiksuarëve” të video-sharing. Në faqen e You Tube për të shprehur opinionin lidhur me ndryshimin, ka shumë kritika.Shumë veta e kanë interpretuar këtë ndryshim si një kthesë e destinuar të pengojë lirinë e shprehjes, e sakrifikuar në emër të interesave ekonomikë.


Por bëhet fjalë ndoshta vetëm për një ndryshim që ishte në ajër prej kohësh, në realitet home page i ri vetëm sa organizon më mirë materialet dhe është më racional, një kalim në një moshë më të matur. Duket sikur tentativa ka të bëjë me adresimin e publikut drejt fushave të reja, të bëhet më i parashikueshëm sjellja e përdoruesve. Google po përpiqet të bëjë ofertën e You Tube më televizive e më të përshtatshme për tregun e reklamave, një sektor që ka nevojë të veprojë mbi një ambient me një gradë omogjeneiteti dhe parashikueshmërie.

Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë më hapësirë për filmimet amatoriale, që aksesi nuk do të vazhdojë të jetë i lirë për çdo lloj përmbajtje, do të ishte një gabim, duke qen se përhapja e këtyre video amatoriale ishte në bazë të suksesit dhe të origjinës së “boom”-it të You Tube.

No comments:

Post a Comment